Pas 8 muajsh kërkim autoritetet italiane kanë mundur të vënë në pranga shqiptarin, Ervis Markja, 26 vjeç i arratisur më 26 maj 2019 nga burgu Carinola në provincën e Casertas.
Ai u arratis bashkë më bashkëkombasin tjetër shqiptar Adriatik Gekën duke prerë hekurat e qelisë dhe duke u zvarritur në mure me çarçafë, si litarë.
Mediat italiane zbulojnë se ai u arrestua në një pub nate në Napoli teksa po festonte ditëlindjen e ish- të dashurës.
Duke hetuar jetën private dhe takimet e Markjës, oficerët e Policisë kishin konstatuar se arratisja nga Carinola ishte organizuar për shumë kohë, dhe se fshehja vazhdoi falë një rrjeti të njohurish bashkëkombas. Policia identifikoi ish-të dashurën e tij, duke zbuluar se ajo jetonte në Napoli dhe se ai do të festonte ditëlindjen në mbrëmjen e 25 janarit.
Ajo do të shkonte me miqtë në "Cafè de Paris", një klub nate në Cesare Rosaroll, i frekuentuar nga shumë të rinj nga Evropa Lindore. Në ambientet e këtij pub-i ai është arrestuar.
Burimi: napoli.fanpage | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA