Familja e Bashkim Sulës pas tërmetit që goditi Shqipërinë, po jeton në kushte të vështira. Në një mesazh për JOQ Albania ai tregon se familja e tij jetojnë në qiell të hapur pothuajse mes gjithë këtij të ftohti.
Kryefamiljari lutet për ndihmën e shqiptarëve, pasi qeveria Rama e ka lënë në mëshirë të fatit. Ai ka thënë për JOQ Albania:
Familja e tij është në gjendje të mjeruar. Ai ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për të dalë nga kjo gjendje, ku ndodhet pasi shtëpia e tij është rrënuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Ndaj kushdo që mundet t’i vijë në ndihmë këtij babai dhe fëmijëve të tij.