Vdekja e dy foshnjëve 5 muajshe tronditi Beratin mëngjesin e sotëm, të cilët u dërguan në spital të pajetë. Prindërit e dy djemve dyshonin se fëmijët kanë ndërruar jetë nga qumështi në kuti, por mjekët mendojnë se mund të ketë qenë nga asfiksia pas ndezjes së sobës me dru.
Pas reagimit të spitalit, ka folur edhe shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, Vladimir Kumaraku.
Ai ka thënë se fëmijët kanë mbërritur pa shena jete në spital si dhe janë çuar direkt drejt morgun. Mjeku ka thënë se bebet nuk kanë pasur viroza dhe vdekja e tyre mbetet mister.
"Ata mbërritën me prindërit rreth orës 10:00 dhe pasi konstatova se ishin të vdekur,njoftova menjëherë policinë dhe morgun. I mbajtëm në repart deri në mbërritjen e policisë dhe më pas i çuam drejt morgut për të bërë analizat dhe autopsinë", ka thënë Vladimir Kumaraku për SYRI.net