Me sa duket, dashuria veçse nuk njeh gjini, diferenca racore apo moshë, sëfundmi nuk po njeh as lloj. E këtë po e dëshmon më së miri një grua, e cila ka vendosur të martohet me një avion të tipit jumbo, pasi u takua me të për herë të parë para 6 vitesh.
Michele Kobke, nga Berlini, në Gjermani, po planifikon dasmën e saj me Boeing 737-800 në një ceremoni që do te zhvillohet në Holandë rreth fillimit të këtij viti. Sipas gruas, kjo ishte dashuri me shikim të parë.
Ajo tregon se u dashurua menjëherë me atë që do të jetë burri i saj i ardhshëm, në vitin 2014, kur u takuan për herë të parë në aeroportin Berlin Tegel. Michele shton së u magjeps nga krahët e mëdhenj të burrit të saj të ardhshëm, menjëherë sapo e pa atë.
Ajo e ëndërronte dhe deri pak kohë më parë ka arritur ta admirojë përmes xhamit "Schatz"'-in e saj, deri sa më në fund e preku. Takimi mes Michele dhe avionit 40 tonësh ndodhi shtatorin e vitit të shkuar, kur vajza mundi t'i jepte edhe puthjet e saj të ngrohta "bishës" së qiellit.
Në lidhje me marrëdhënien e tyre, gjermania tregon:
Sa i takon dasmës, mendohet të bëhet më 18 mars, ndërsa për veshjen Michelle thotë se nuk do të zgjedhë fustanin tipik të bardhë, por veshje elegante të zeza.
***
Burimi: LadBible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania