Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, e cila është filmuar sot paadite në sheshin Gensher të Elbasanit, një vajzë lag çdo person që me të cilin ndeshet në rrugë teksa ecën.
Sipas qytetares që e dërgoi videon, vajza në fjalë kishte një qese plot me bidona uji dhe pasi i lagte personat, nuk e prishte aspak terezinë dhe nuk priste për reagime.
Më pas ajo shihet duke hedhur bidonin e ujit në mes të rrugës.
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm të së resë, e cila ka habitur jo pak kalimtarët në Elbasan.
Mesazhi i plotë: