Policia japoneze ka njoftuar një hetim mbi një ish postier, i cili mbajti mijëra sende të pajustifikuara në shtëpinë e tij. Autoritetet gjetën rreth 24,000 pako postare në shtëpinë e burrit në Kanagawa, afër Tokios.
61-vjeçari i paidentifikuar ende thuhet se i kishte "shumë bezdi për t'i dorëzuar", dhe se ai nuk dëshironte të dukej më pak i aftë se kolegët e tij të rinj.
Zyra postare e Yokohama ka kërkuar falje dhe premtuar se do të dorëzojë të gjithë postin.
Dega ku punonte 61 vjeçari filloi të dyshonte për shpërndarjen e letrave, ndaj kërkoi një kontroll nga ana e policisë, të cilët gjetën në shtëpinë e tij në Kanagaëa afër Tokyos, 24 mijë të tilla.
Nëse do të ngrihen akuzat, postieri do të dënohet me tre vite burg dhe rreth 3500 euro gjobë.
Burimi: BBC / Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA