Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë. Deri më tani raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 20.
Nën rrënoja janë edhe shumë persona të tjerë. Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës edhe pse temperaturat në zonat e prekura nga tërmeti kanë qenë -7 gradë celsius.
Tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm aq sa është ndjerë deri në Iran. Së fundmi është publikuar një video, ku shikohet se si lëvizin orenditë në disa banesa.
Në këtë video dëgjohet se banorët luten. Shumë banesa janë shembur totalisht dhe thuhet se u deshën pak sekonda që muret të çaheshin dhe të thyeheshin sendet që kishin në shtëpi.
Kurse 1015 persona kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu me dije bëhet se deri më tani janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 4 persona.