Një burrë, i cili punonte si shpërndarës picash në Turqi rrezikon të dënohet me 18 vite burg.
Kjo sepse ai u filmua duke pështyrë mbi picën e një klienti.
Roja i ndërtesës, ku burri ka dorëzuar picën pasi ka kontrolluar pamjet e kamerave të sigurisë ia ka treguar ato më pas personit që kishte porositur picën.
Më pas ky person e ka denocuar këtë gjë. Shpërndarësi i picave Burak S. madje dhe e ka regjistruar në telefonin e tij teksa pështynte mbi picën e klientit.
Ai është gjobitur me rreth 675 dollarë , por nga prokuroria është kërkuar që ai të dënohet me 18 vite burg .
Burimi: Hurriyet Daily News/ Përktheu dhe përshati: JOQ Albania