Bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi është rënduar edhe më shumë. Nga mediat turke raportohet se numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 15.
Sipas informacioneve të plagosur kanë mbetur mbi 300 persona. Ekipet e shpëtimit ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti dhe po bëjnë të pamundurën.
Në zonat e prekura nga tërmeti temperaturat shkojnë deri në -7 gradë celsius. Po ashtu me dije bëhet se deri më tani janë raportuar 35 pas goditje me magnitudë nga 2.7 deri në 5.4.
Dëmet materiale janë të shumta dhe deri më tani flitet se 5 ndërtesa janë të rrënuara.