Gjatë homazheve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të viktimave të protestës së 21 Janarit, është filmuar një moment i shoqërimit të një qytetari nga policia. Pamjet janë siguruar nga Report Tv.
Siç shihet edhe në video, qytetari ka bërë rezistenë teksa është shoqëruar nga efektivët për t’u futur në makinën e policisë.
Rreth tij shihen disa efektivë policie, por e kanë të vështirë pë ta futur në makinë. Nga ana tjetër e makinës shihet edhe një zyrtar i policisë, i cili kur qytetari futet në makinë ai i thotë se do ta fusë në burg.
Ende nuk dihet se cila ka qënë arsyeja e ndalimit të qytetarit. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga policia.
Qytetari dëgjohet të thotë: