Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën teksa po punonte në fabrikën e cimentos “Sharrcem” në Han të Elezit, në Kosovë.
Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për mediat në Kosovë, teksa kanë treguar se bëhet fjalë për një 35 vjeçar, raporton JOQ Kosova.
Sipas Policisë, punetori kishte rënë nga 40 metra lartësi brenda vendit ku punohet cimento.
Mësohet se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, e më pas do t’i dorëzohet familjes.
Policia e Kosovës që nga ora 10:45 kur ndodhi ngjarja është në vendin e ngjarjes, dhe po kryhen hetime në pistën “vdekje e dyshimtë”.