Rama i arkëton “Gjikurisë” 6 mln euro, i jep koncesion 70 mln euro. Nënkontraktor i Gjokës e Fushës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2020, 21:47

Kompania që shërben si “patericë” në tenderat ku fitojnë Çim Fusha dhe Rrok Gjoka, “shpërblehet” më pas duke punuar si nënkontraktore pikërisht në këto punë publike të dhëna nga qeveria. Si “Gjikuria” mori tenderin për rrugën Orikum-Llogara dhe ndërhyrjet në “Parkun Natyror” të Himarës, duke rrënuar “Deltën e Palasës”, përmes hapjes së kanaleve dhe marrjes së gurëve e zhavorrit, në një sipërfaqe prej 2000 apo 3000 metra katrorësh.

Kryeministri Edi Rama financon pafundësisht oligarkët klientë të tij me paratë e shtetit. Këto fonde ndahen brenda një rrethi të ngushtë biznesesh, që vërtiten brenda “oborrit” kryeministror.

Ndër këta oligarkë të cilët përfitojnë “llokma” të mëdha nga buxheti i shtetit janë pronarët e kompanisë “Gjikuria”, Milo dhe Florenc Gjikuria, shkruan "pamfleti.net".

Ky biznes renditet ndër të parët në listën e kompanive të kontraktuara nga institucionet e ndryshme shtetërore, duke thithur pafund fonde të akorduara për punët publike.

“Gjikuria” vetëm në 3 vitet e fundit arkëtoi afër 6 milionë euro në llogaritë e saj bankare, të gjitha para të përfituara nga buxheti i shtetit, për punët që ka marrë si “dhuratë” nga qeveria.

Ndërkohë, kjo kompani u shpall fituese e tenderit të koncesionit me PPP për ndërtimin e segmentit rrugor nga Orikumi në Llogara, me ofertë të barabartë me 99.96% të fondit limit.

Ajo është një rrugë prej 16 kilometrash që do t’i kushtojë 50.5 milionë euro buxhetit të shtetit. Duke shtuar mirëmbajtjen dhe TVSH, vlera për ndërtimin e kësaj rruge shkon në mbi 70 milionë euro, koncesion që ka një afat për 13 vite.

Njëherësh, “Gjikuria”, pasi konkurron në të gjitha tenderat, thjeshtë dhe vetëm për të nxjerrë fitues kompanitë e Çim Fushës dhe Rrok Gjokës, është në mënyrë taksative nënkontraktore e të gjitha punëve që marrin këto dy kompani, duke garantuar kështu pjesën e vet të fitimit.

Pasi i ka bërë shkel e shko punimet në rrugët e Tiranës si nënkontraktore e Fushës, si dhe Rrugën e Arbrit si nënkontraktore e Gjokës, kjo kompani ka ndërhyrë dhe rrënuar monumentet më të bukura natyrore të Shqipërisë. Rasti më flagrant është “Delta e Palasës”, pasuri natyrore e cila është shkatërruar nga marrja e inerteve.

Në një sipërfaqe prej 2000 apo 3000 metra katrorësh, firma “Gjikuria” ka marrë gurë e zhavorr, megjithëse është e ndaluar me ligj. Automjetet e firmës lëvizin lirisht brenda monumentit të natyrës, duke marrë inerte apo duke hapur kanale të mëdhenj.

“Delta e Përroit të Palasës” është monument natyre, e shpallur në datën 20.10.2002” dhe për këtë arsye monumenti i natyrës mbrohet me ligj. “Nuk lejohet që të bëhen gërmime, pa lejet e organeve përkatëse. Gërmimet janë të ndaluara”, thotë vendimi që e shpall monument natyre.

Këta janë oligarkët e Ramës të cilët për të maksimalizuar fitimet, nuk e ndalin ‘dorën’ as para shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, pavarësisht se e kanë boshatisur arkën e shtetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit