Teksa zhvolloi një gjysmë të parë të sezonit fantastike, Interi duket se i është kthyer "mallkimit" të janarit.
Skuadra zikaltër nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1-1 në transfertën e sotme të Lecces duke i dhënë mundësi Juventusit tashmë të thellojë diferencën.
Zikaltërit dominuan edhe në sfidën e sotme, por golin e gjetën në pjesën e dytë nëpërmjet të riut Alessandro Bastoni në minutën e 72’.
Megjithatë, kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi Marco Mancosu, në të 77’-n shënoi për rezultatin përfunditmar 1-1.
Pas këtij barazimi, Inter mbetet në vendine dytë me 47 pikë, një më pak se Juve që do ta zhvillojë ndeshjen sonte ndaj Parmës dhe ka shansin të thellojë difetencën në tabelën e klasifikimit.