JOQ Albania
Home

Protestuesit i vënë zjarrin Libanit: Të hetohen llogaritë bankare të të gjithë politikanëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/01/2020 13:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej më shumë se tre muajsh, vijon vala e protestave të dhunshme në Liban, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së korruptuar.

Raportohet se mbi 400 persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet midis protestuesve dhe forcave të policisë gjatë mbrëmjes së djeshme në kryeqytetin Bejrut.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe botet me ujë për të penguar zhvillimin e protestës, por ky veprim i policisë nuk i stepi demonstruesit e vendosur.

Protestuesit kërkojnë kërkojnë rrëzimin e klasës politike që drejton vendin, të cilën e cilësojnë si të paaftë dhe të korruptuar. Ndër kërkesat e tyre është hetimi i llogarive bankare të politikanëve jashtë vendit. Ata kërkojnë që partitë politike të mos përfshihen në krijimin e qeverisë së re, pasi i konsiderojnë si shkaktarë për krizën e thellë ekonomike me të cilën po përballet vendi.

Demonstruesit u mblodhën në pika të ndryshme të kryeqytetit dhe marshuan drejet qendrës ku ndodhet godina e parlamentit libanez.

Protesta e zhvilluar mbrëmjen e djeshme konsiderohet si më e dhunshmja e këtyre tre muajve.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e drejtuar nga shteti tha se rreth 30 persona u arrestuan pas protestës, por më vonë u lanë të lirë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e drejtuar nga shteti tha se rreth 30 persona u arrestuan pas dhunës, por më vonë u lanë të lirë.

Forcat e sigurisë thanë që kanë hapur një hetim pas një videoje të publikuar në internet, në të cilën shiheshin forcat e policisë duke dhunuar protestuesit teksa i shoqëronin në një stacion policie në Bejrut.

Vala e protestave që ka paralizuar Libanin, e cila ka nisur që nga 17 tetori i vitit të kaluar, kërkon krijimin e një qeverie të re, të përbërë nga ekspertë të pavarur.

Qeveria e mëparshme, e drejtuar nga kryeministri Saad Haririr, dha dorëheqjen më 29 tetor të vitit të kaluar, pas presionit të ushtruar nga protestuesit, por do të qëndrojë në "kujdestari" deri në krijimin e një qeveri të re.

Ditën e sotme janë paralajmëruar të tjera protesta të dhunshme para parlamentit.

Burimi: CBS|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania