Amir Rrahmani, bëri dje hapin e madh të karrierës, teksa finalizoi me sukses transferimin e tij te skuadra e Napolit.
Ai kaloi me sukses testet mjekësore duke nënshkruar për 5 vitet e ardhshme.
Rrahmani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gatuzo, duke filluar nga vera e këtij viti, pasi palët kanë rënë dakord që shqiptari ta përfundojë sezonit te Verona.
Së fundmi, janë bërë të ditura edhe shifrat e këtij transferimi.
Klubi veronez do të përfitojë 14 milionë euro nga shitja e futbollistit ndërsa 1.5 milionë euro do të kalojnë në formë bonusesh, në rast se Rrahmani arrin të luaj në Champions me fanellën e Napolit.
Ndërkohë për sa i përket futbollistit, ai do të përfitojë një rrogë bazë prej 1.8 milionë euro në sezon, e shumëzuar për 5 vite kontratë, shkon 9 milionë euro.