Thuajse e gjithë Europa është duke ndeshur me nivelet e larta të smogut të shkaktuar nga një periudhë e zgjatur e motit të thatë me diell dhe erëra të lehta.
Në Francë banorët kanë nisur të përdorin transportin publik, për të zvogëluar sado pak ndotjen e ajërit.
Po ashtu përfilet se në disa vende në Europë mund të nisin prostat për të ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjetet me naftë në përpjekje për të ulur ndotjen. Edhe në qytetet në Itali ndotja e ajrit është në nivele alarmante.
Kurse në Madrid në Spanjë kanë nisur protestat kundër politikave të gabuara mjedisore.
Situata e rënduar prej smogut paraqitet edhe në Ballkan. Shumë qytete janë nën pushtetin e smogut në disa vende të Ballkanit.