Merkatoja e janarit ka arritur kulmin e saj dh skuadrat e mëdha europiane janë duke bërë edhe lëvizjet e fundit për përforcimet e reja nëpër skuadra.
Dy nga skuadrat aktive në merkato janë edhe Juventus e Barcelona, të cilat sipas raportimeve italiane po përgatiten për një shkëmbim të bujshëm
‘La Republicca’ shkruan se Juventusi dëshiron në ekio Ivan Rakitic dhe si shkëmbim ofron Bernardeschin
Ky i fundit është pëlqyer edhe më parë nga Barcelona, por në verë ata nuk arritën të marrin shërbimet e tij.
Rakitic në anën tjetër nuk ka pasur minutat e mjaftueshme te Barcelona gjatë këtij sezoni, dhe është gati për largimin.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim nëse kampionët e Serie A dhe ata të La Liga do të arrijnë marrëveshjen për mega-shkëmbimin Bernardeschi – Rakitic...