Është shtyrë sërish marrja e vendimit për 31 të arrestuarit, që akuzohen për dëmtimet e ndërtesave nga tërmeti. Mësohet se seanca do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00.
Ky vendim u dha nga gjykata penale, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorisë. Organi i akuzës mësohet se ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 13 persona, ndërsa për pjesën tjetër të të arrestuarve ka kërkuar masën “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.
Ndër të arrestuarit janë edhe ish-kreu i Komunës Farke, Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe Luan Beta, ish-shef i urbanistikës në Bashkinë e Vorës.