Plot 5 ish-zyrtarë të Hipotekës janë dënuar me burg nga Gjykata e Korçës, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Mësohet se të arrestuarit që iu dha dënimi janë Erisild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Qiriako, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemi.
Të gjithë ata mbanin poste të larta në Hipotekë, por për ish-drejtorin Leftjon Bardho, nuk ka prova e për pasojë nuk dënohet. Por për çfarë akuzohen dhe janë dënuar 5 ish-zyrtarët?
Sipas dosjes hetimore, ish-zyrtarët e Hipotekës pajisnin me certifikata pasurie qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe nuk kishin bërë asnjë pagesë për këtë shërbim.
VENDIMET:
Ersild Gorari, 4 vite burgim
Arsidesa Hysi, 3 vjet burgim
Erjon Arifi, 3 vjet burgim
Eriston Ziu, 8 muaj burgim
Andrea Zallemi, 100 orë punë të detyruar
Leftjon Bardho, mungesë provash