Një person është marrë peng pak minuta më parë në Kamëz. Mësohet se disa persona pasi janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin, kanë futur një prej tyre me forcë në makinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Neë York”. Kanë qenë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të kësaj skenë.
Ata rrëfejnë se kanë parë dy persona të maskuar teksa fusnin forcërisht në makinë një burrë që ecte në këmbë. Fill pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinën, në të cilën ndodhet dhe personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
vijon....