Vendimi i gjykatës për të lënë të lirë ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe të Ergys Kolaverin, të dënuar me 20 vjet burg, duket se ka hapur "oreksin" e të dënuarve të tjerë, të cilët tashmë kanë kërkuar lirinë.
I tillë është edhe i burgosuri Qirjako Nakuçi, i cili është dënuar me 15 vjet burg, pasi akuzohet se ka përdhunuar të bijën për 16 vjet me rradhë, që kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe. Ishte vetë e bija që e denoncoi pak vite më parë Nakuçin, i cili u arrestua në vitin 2018. Ai pranoi krimin asokohe dhe shprehu pendesë para trupës gjykuese, por nuk hezitoi të bënte dhe të bijën bashkëfajtore, duke u shprehur se "gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj".
Në një bisedë telefonike për "Fax News", Qirjaku u shpreh se po mbahet padrejtësisht në burg, pasi nuk e ka kryer aktin për të cilin është dënuar.
Ai kërkon lirimin nga burgu, ndërsa thekson se i ka plotësuar të gjitha dokumentacionet për ta apeluar çështjen e tij në SPAK.
Nakuçi tha: