‘Kapet keq’, Kujtim Gjuzi me Nard Ndokën: Ke thënë dua të bëhem kryetar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2020, 01:10

Një debat i ashpër është zhvilluar midis deputetit Kujtim Gjuzi dhe Nard Ndokës: Gjuzi i ka thënë Ndokës se ky i fundit ka qenë në zyrat e tij dhe se i ka kërkuar të bëhet kryetar.

Por Ndoka më pas i është kthyre duke i thënë me ironi ‘Ku ke pas zyra ti?’ Kurse Gjuzi më pas i ka thënë se zyrat i ka pasur në kat të dytë.

Gjatë fjalës së tij deputeti i ka thënë Ndokës edhe se ky i fundit ka kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.

Kujtojmë këtu se Kujtim Gjuzi është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të tij.

Debati:

Kujtim Gjuzi: Nard po ta kujtoj në Tiranë 7888 vota Kujtim Gjuzi në krye të demokristianëve, 3 anëtarë të këshillit bashkiak. A janë votat e mia këto? Sa ke anëtarë të këshillit bashkia sot ti? Zero i ke ti

Nard Ndoka: Ke qenë me Partinë Demokristiane.

Kujtim Gjuzi: Kam qenë dhe e kam për nder që kam pranë teje dhe në zyrat e mija ke thënë dua të bëhem kryetar dhe të kam thënë të takon me shumë se çdo kush tjetër.

Nard Ndoka: Ku ke pas zyra ti?

Kujtim Gjuzi: E di ti, në katët të dytë kur ke ardhur. Pastaj ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit