Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka komentuar padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt. Ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", ku kritikon Ramën dhe thekson se kjo padi synon të dobësojë Haradinajn.
Më tutje, Shehu thekson ky veprim i Ramës shkon në sinkron me 'Minishengenin Ballkanik' dhe padinë e cilëson në sintoni të plotë me Vuçiç. Sipas tij, Rama duket i detyruar të bëjë një hap më shumë në këtë "tunel" të rrezikshëm.
Në fund fare, ish-ministri shkruan se kjo padi kompromenton rolin e Kosovës si dhe dëmton marrëdhënien me Shqipërinë.
Shehu shkruan:
Padia e Rames kunder Haradinaj, per te ringjallur “Shkembimin e Territoreve” dhe endrat serbe! Kjo teori serbe per “kufite” e shpalosur ne shqip, sinkronizon me ate te “Shengenit Ballkanik” alias “Jugosllavia e Re” e iniciuar nga Vucic, me avokat Ramen e noter Zaev, duke i bere keshtu te dyja pjese te te njejtit skenar, ne kundershtim me interesat tona kombetare e ato europiane te Rajonit.
Ne Prishtine Haradinaj ishte dhe eshte pengese e pakalueshme per te dy keto pjese te nje strategjie, qe synon ta shtyje Rajonin drejt Lindjes duke e vene ate nen nje “Serbi te Madhe” me Shqiperine vasale e Kosoven ne “hije”. Megjithese te dy keto “kapituj” u diskretituan a po diskretitohen, Rama sic duket eshte i detyruar te beje nje hap me shume ne kete “tunel” te rrezikshem, te realizoje viziten e tij ne Beograd per te hedhur aty nje firme tjeter.
Ne keto kushte padia kunder Haradinajt synon qe ne sintoni me Vucic ta dobesoje ate si kundershtar aktiv, te komprometoje rolin e Kosoves, te demtoje maredhenit e saj me Shqiperine, si dhe te zbeh kundershtite ndaj asaj vizite te priteshme dhe te “erret” ne kulisat e Serbise.