Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë.
63-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, po ecte në anë të rrugës, kur u përplas nga një makinë që po vinte me shpejtësi, duke e hedhur disa metra tutje.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje për t'i dhënë ndihmën e parë, por shqiptari kishte ndërruar jetë në vend nga përplasja e fortë.
Aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën "Emilia", në Rimini, pranë guroreve Pesaresi.
Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital pasi e përjetoi keq aksidentit tragjik. Ai do të merret në pyetje nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi: Rimini Today|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania