Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Berisha: Tradhtar i urryer, urdhër i Vuçiçit në një ditë me genocidin në Reçak

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.01.2020, 08:15

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas dorëzimit të padisë për shpifje, nga Kryeministri Edi Rama për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shpërthen në fyerje ndaj Ramës, duke e cilësuar tradhtar të kombit, armik dhe urrejtës i qenies kombëtare shqiptare.

Berisha shprehet se kjo padi është marrë me urdhër të Vuçiç, pikërisht në një ditë me genocidin në Reçak.

POSTIMI I BERISHËS:

Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhtari padit me urdhër të padronit të tij kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj! Miq, bir xhelati, tradhtar i urryer për mbarë kombin për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar, armik i egër dhe urrejtës i papërmbajtur i qenies kombëtare shqiptare, monstra që është vërsulur si lopë e çmendur t’i shkatërrojë kombit çdo arritje të tij, Kosovën e lirë dhe të pavarur, projektin e integrimit europian, t’iu vrasë shqiptarëve shpresën dhe të spastroje etnikisht Shqipërinë, dorëzoi sot në Prishtinë padinë kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj. Edvin Kristaq Tradhtari mori këtë hap që turpëron vetë turpin njerëzor me urdhër të padronit të tij Vuçiç pasi ky i fundit, në një akt kriminal paditi në Hagë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdhëruar nga Beogradi është akti më i fundit në serine e akteve të tradhtisë kombëtare që ka ndërmarrë Edvin Kristaq Tradhtari ndaj Kosovës së pavarur, integritetit territorial, sovranitet të saj si dhe pasi i futi thikën pas shpine Kosovës me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve që ndërmori nga Tirana, me gjuhe rrugaçi kundër z.Haradinaj, të pashembullta që nga koha e Luftës së Ftohtë dhe të diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç! Po sot, që shqiptarët kudo që janë, përveç Esad Toptanit të ri që heshti si fija e barit, u përulën me nderimin më të thellë para viktimave të genocidit serb në Reçak, Vuçiç, për të zhurmuar mesazhin për drejtësi të viktimave të barbarisë serbe në Reçak, urdhëroi Edvin Kristaq tradhtarin që me urgjencë të dorëzonte dhe njoftonte padinë e turpit dhe tradhtisë kombëtare në Prishtinë kundër kryeministrit të Kosovës! Miq, çdo orë që kalon duke mbajtur këtë tradhtar në krye të narkoqeverisë është një poshtërim i madh për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, për Shqipërinë dhe Kosovën. sb"

Rama depozitoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi prej 30 faqesh për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e akuzon për shpifje për shkak të deklaratave të tij për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Rama kërkon kompensim dëmi dhe përgënjeshtrim nga Haradinaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit