Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja si do të jetë kjo e enjte për të gjitha shenjat

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.01.2020, 07:10

Ky është horoskopi për ditën e menjte 16 janar 2020 që JOQ ALBANIA sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mundohuni që të mos përsërisni të njëjtat gabime në dashuri. Në vendin e punës do të ndjeni disi lodhje, ndaj mundohuni që të mos mundoheni.

Demi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku gjatë saj do të ndiheni më të fortë dhe më të qetë. Në vendin e punës mundohuni që të përdorni fantazinë për të bërë diçka të re, pasi mund të lindë një projekt premtues.

Binjakët

Dita do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës, ku situata do të jetë mjaft interesante, veçanërisht për kë dëshiron që të jetojë një aventurë. Në punë do të ketë tensione, ndaj mundohuni që të mos humbni kohë.

Gaforrja

Duhet të mundoheni që ti zgjidhni sa më parë keqkuptimet në dashuri, edhe pse gjatë kësaj dite gjithçka do ju duket shumë e vështirë. Ndoshta në punë mund të ndryshojë diçka, gjë që do ju shkaktojë probleme.

Luani

Takimet janë mjaft të favorshme dhe gjithë me dëshirë për të vepruar, veç kujdes që të mos stresoheni. Në dashuri, mund të ketë ndonjë pengesë, nëse po organizoni diçka kaq të rëndësishme.

Virgjëresha

Mundohuni që të tregoni më shumë vëmendje në dashuri, të shmangni diskutimet e kota ose të moderoni tonet dhe fjalët e përdorura. Në vendin e punës, mund të ketë probleme të cilat duhen rikuperuar.

Peshorja

Në vendin e punës ka disa situata ndaj të cilave duhet të tregoheni të kujdesshëm. Sa i takon dashurisë, nëse jeni vetëm bëni mirë që të shkëputeni nga e kaluara dhe të shikoni përpara.

Akrepi

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm ndaj mundohuni që të bëni kujdes, veçanërisht në dashuri. Ndjenjat janë mjaft pozitive, por mundohuni që të mbani nervozizmin nën kontroll.

Shigjetari

Kjo e enjte është mjaft e rëndësishme për dashurinë dhe gjatë saj do të stimulohen ndjenjat. Bëni kujdes nëse jeni të pavendosur mes dy historive. Lajme të mira do të ketë në punë, ku parashikohet një kthesë pozitive.

Bricjapi

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, edhe pse në këtë periudhë mund të ketë keqkuptime, të cilat mund të krijojnë distancë me njeriun e zemrës. Në punë, bëni mirë që të mos i refuzoni ndryshimet.

Ujori

Dita do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të favorshëm të hënës në punë dhe në dashuri. Takime të rëndësishme janë shumë të mundshme dhe po ashtu edhe udhëtimet. Mund ta ndjeni veten me shumë fat.

Peshqit

E enjtja do të jetë mjaft e favorshme për dashurinë dhe sidomos nëse do të dini si të veproni. Asgjë nuk ndodh nëse nuk e lejoni që të ndodhë. Në punë, mundohuni që të mos merrni vendime të nxituara. Intuita më e mirë do të vijë gjatë së shtunës dhe të dielës

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit