Vetëvendosja ka publikuar ofertën të cilën mbrëmë ia dërguan Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në ofertë VV-ja ka kërkuar të rritet numri i ministrive nga 12 në 14 ministri, transmeton JOQ Kosova.
Rritja e tillë sipas VV-së është një kompromis i madh e që sipas tyre VV-ja nuk do të fitojë asgjë nga rritja e numrit të ministrive.
Sipas kësaj letre, Lëvizja Vetëvendosje i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së, thuhet në letrën ku VV-ja ia ka dërguar mbrëmë LDK-së.
Ja letra e plotë:
PROPOZIMI I VETËVENDOSJES PËR ARRITJEN E KOALICIONIT ME LDK-nëNë takimin e fundit me ekipin e LDK-së na është thënë që...
Publiée par Besnik Bislimi sur Mardi 14 janvier 2020