Shefi i Amazon, Jeff Bezos, i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë, ka bërë një dhurim mjaft bujar për krizën e zjarrit në Australi. Ai ka dhuruar jo pak, por plotë 1 milionë dollarë.
Që prej muajit shtator, flakët kanë shkaktuar kaos në të gjithë vendin. Deri më tani, 27 persona kanë ndëruar jetë dhe një numër mjaf i madh kafhsësh ka ngordhur, të shkrumbuara nga zjarret masive.
Gjatë javës që lamë pas, të shumtë kanë qenë personat e famshëm, të cilët kanë bërë dhurime për Australinë. Mes tyre është Chris Hemsworth dhe Elon John, të cilët dhuruan nga 1 milion dollarë secili. Sëfundmi, këtij dhurimi i është bashkuar edhe numri një i Amazon.
Me një pasuri që vlerësohet në mbi 116 bilion dollarë, Bezos bëri një lajmërim në Instagram, ku lajmëroi veprimin e tij. Ai shkruante:
Dhurimi do të jepet përmes Kryqyit të Kuq Australian, “Salvation Army Australia”, organizatës së bamirësisë për kafshët, Wires dhe "Australia’s Rural and Country Fire Services".
***
Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania