Makinë me qira për të vjedhur pajisje elektroshtëpiake, të rinjtë nga Rrogozhina bënin “namin” në zonë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.01.2020, 15:28

Dy të rinj nga Rrogozhina janë arrestuar ditën e sotme pasi rezultojnë autorë në një sërë vjedhjesh.

Ata akuzohen për kryerjen e të paktën 11 vjedhjeve në zonë.

Njëri prej autorëve ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Të rinjtë përdornin një automjet të marrë me qira për të kryer grabitjet e tyre. Nga vjedhjet e kryera shihet qartë se të rinjtë kishin "synim" të tyre pajisjet elektroshtëpiake.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent”, nga Komisariati i Policisë Kavajë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, të cilët tentuan të vidhnin një banesë, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe 11 vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta shtetas.

Sekuestrohet motoçikletë dhe automjet i marrë me qira nga autorët, i cili përdorej për të kryer vjedhjet. Arrestohen shtetasit:

– Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje).

– A. H., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale rezulton se këta shtetas janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura përgjatë intervalit shtator-dhjetor 2019, si dhe gjatë ditëve të para të muajit janar 2020, konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.01.2020, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 15.12.2019, në Kavajë, kanë vjedhur motoçikletën e një shtetasi;

– Më datë 31.12.2019, në fshatin Bardhorë, Kavajë, kanë vjedhur shumën prej 25.000 mijë lekësh të reja në banesën e një shtetasi;

– Më datë 01.11.2019, në fshatin Vorrozën, Kavajë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe vegla pune në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 25.11.2019, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.09.2019, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 16.12.2019, në lagjen nr. 3, Kavajë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje kompjuterike në banesën e një shtetasi.

– Më 20.11.2019, në fahatin Vorrozen, Kavajë kanë vjedhur shumën 30.000 mijë lekë të reja, pranë një firme;

– Më 20.11.2019, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë kanë vjedhur një kasafortë në firmë hidrosanitaresh.

– Më datë 14.10.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur një pajisje motorrike në banesën e një shtetasi.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të Q. K. dhe A. H.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit