“Krahët e shpuar nga droga”/ Familjari thirrje shqiptarëve për 18-vjeçarin nga Lezha: Ka humbur në Itali, më ndihmoni ta gjej

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.01.2020, 19:10

Një rast tronditës ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar i quajtur Markelian Pjetri, nga qyteti i Lezhës, i cili prej kohësh nuk ka asnjë kontakt me familjen.

Kushëriri i tij ka shkruar për redaksinë tonë, teksa tregon gjithë historinë e 18-vjeçarit që sot nuk dihet se ku është.

Ai rrëfen se Markeliani u largua me familjen për azil në Francë, por pasi mbushi moshën 18 vjeç u largua, me destinacion Shqipërinë. Mirëpo, që prej aty ai u zhvendos në Itali, ku pas shumë kohësh pa informacione, u gjet në Perugia nga një vajzë shqiptare, në gjendje shumë të rënduar.

Dyshohet se 18-vjeçari kishte përdorur në masë, drogëra të forta e për këtë ai përfunoi në spital. Së fundmi ai është larguar nga spitali dhe nuk dihet se ku është.

Familjari , me dorë në zemër, i bën thirrje gjithë shqiptarëve, që nëse ndokush e ka parë të komunikojë me të.

Apeli i familjarit:

Pershendetje JOQ,urime per punen tuaj,ju lutem per nje rast urgjent,behet fjal per nje djal 18 vjeq,esht djali dajes tim,babai e la qe te vogel,u largua me nenen dhe vellain e vogel drejt Frances me shpresen per dokumenta,dhe pas ca koshesh qendrimi atje,mbushi moshen 18 vjeq dhe nuk e lejuan me te qendronte atje.U largua nga nena dmth nga azili ku qendronte me iden qe te kthehej ne shqiperi,por perfundoi ne itali,dhe pas disa kohesh pa informacione per te,marrim nje informacion nga Perugia,nje vajz shqipetare e kishte gjetur dhe Ishte ne mes te rruges,i gjakosur,dhe ne krahet e shpuar me shiringa,besojm qe ka marr substanca te ndaluara dge esht ber mvartes.Ajo vajza e dergoi ne spital,por mbren gjate nates ishte larguar dhe nuk kemi informacione per te,ju lutem nese ka donje Shqipetar zemermir,nese esht dikush qe ka mundesi te na ndihmoje,ta gjejm,ose ta sjellim ne shqiperi ose nje zgjidhje tjeter qfardo te jet,ju lutem te kerkoj numrin tim,jemi te pafuqishem per te bere dicka per te,ju kerkoj ndjes dhe ju luten na ndihmoni,faleminderit. Quhet MARKELIAN PJETRI,nga mirdita me origjine por vite qe jeton ne lezh,18 vjeq ,keto jan fotot e tij."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit