Duket Se Loris Karius qënka i destinuar të bëjë gafa të njëpasnjëshme në karrierën e tij.
Gjithçka nisi në finalen e Champions Leagues të vitit 2018, ku la nam në finale kundër Real Madridit me dy gabime që i kushtuan shtrenjt Liverpoolit.
Më pas erdhi transferimi te Beshiktashi në Turqi, por edhe aty gjermani nuk po gjen qetësi nga gafat.
Në ndeshjen e sotme miqësore mes ndaj Altinordu, portieri ka bërë një gafë amatore, teksa nuk ka kontrolluar topin siç duhet pas një krosimi të lehtë, duke shënuar një autogol.
Përfundimisht, ky djalë duket të jetë i mallkuar dhe karriera në futboll nuk po i ecën aspak mirë...