Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Utah të SHBA-së, ku një çift rrezikon të dënohet me 5 vite burg dhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh. Shkak për këtë është bërë fakti se ata presin një fëmijë bashkë.
Me ligjet e Utah, kryerja e marrëdhënieve seksuale mes kushërinjve është e paligjshme. Michael Lee dhe Angela Peang u martuan në Colorado, pasi në Utah martesa e tyre ishte e paligjshme, duke qenë se konsiderohet incest.
Tashmë Angela është 5 muajshe shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë një djalë. Bashkëshorti i saj është djali i dajës së vet.
Peang, e cila ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme, u shpreh se oreksi i madh seksual i çiftit, ndihmoi në mbetjen shtatzënë të saj. Dy 38-vjeçarët janë rritur bashkë dhe thonë se gjithmonë kanë pasur një tërheqje për njër-tjetrin.
Ata thonë se nuk iu intereson se çfarë mendojnë familjarët e tyre.
***
Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania