Ardhja e Ibrahimoviç ka shtuar edhe më tepër mobilimimin e lojtarëve të tjerë te skuadra e Milanit.
Mediat italiane, raportojnë se sulmuesi suedez, i ka sugjeruar trajnerit Pioli një tjetër rreshtim taktik.
Sipas Ibrës, Milani mund të shprehet më mirë me rreshtimin 4-3-1-2 dhe ka zgjedhur portugezin Leao si partner për repartin e sulmit.
Pas dyshes sulmuese pritet të luajë turku Hakan Calhanoglu, ndërsa në stol pritet të ulet spanjolli Suso.
Përveç këtij të fundit, nuk ka më vend te Milani as për polakun Piatek, që duket se brenda këtij muaji do të transferohet në kampionatin anglez.
Shitja e Piatek do fuqizonte arkën e Milanit dhe ato para do përdoreshin për afrime të tjera në merkato...