JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Veliaj-Grinçi i festave, u rrëmbeu 176 MLN lekë shqiptarëve me kompaninë “maskë” Eco Tirana
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/01/2020 21:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndër vite, është besuar se pastrimi i qyteteve nga mbetjet urbane është një nga mënyrat më efikase ku lidhja qeveri-korrupsion kalon “e purifikuar”. E thënë kjo pasi, kjo lloj “faljeje” fondesh publike të jep përshtypjen sikur është një prej më “të pastrave”, gjykuar nga vetë objekti i tenderit për të cilën hapet.

Një hije e tillë i vishet Eco Tirana, kompanisë së krijuar nga Bashkia e Tiranës, e cila funksionon si “telefon i prishur” i tenderave të dhuruara kompanive private ku nga pas qëndron Bashkia. Kompania “maskë” e krijuar në vitin 2016, përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 51% të aksioneve të së cilës i zotëron Bashkia e Tiranës dhe 49% të tyre janë në pronësi të Holding AGSM Albania (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona).

Kompania, e cila me prezantimin propagandistik të Veliajt do të sillte shpëtimin e kryeqytetit nga plehrat...

Në 18 muajt parë të krijimit, Eco Tirana kishte në menaxhim një fond prej 2.5 milionë eurosh, ku 10% e këtij fondi do të shtohej për të mundësuar mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, një dështim i suksesshëm i implementuar në kryeqytet. Open Data rartonte në atë kohë se në vetëm 5 javë, konkretisht në muajin e fushatës zgjedhore, qershor dhe një tender në muajin korrik, Veliaj i ka dhënë kësaj kompanie gjashtë tendera me një vlerë prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesat janë kryer për shërbimin e pastrimit të kryeqytetit. Tenderat ndahen në llokma të mëdha parash, një tender kap vlerën e deri 350 milionë lekëve, të tjerë 300 milionë a edhe 200 milionë lekë. Të gjitha pagesat janë kryer në muajin qershor dhe vetëm një tender rezulton të jenë paguar në javën e parë të muajit korrik. Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona para prej disa vitesh, duke majmur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij.

Pavarësisht se shqiptarët paguajnë taksa të “tharta” për pastrimin që u faturohet në biznese, taksat e tyre vilen edhe për këtë kompani të krijuar nga Bashkia, që financohet drejtpërdrejt nga xhepat e tyre për shërbimet klienteliste të kompanive private të cilave u besohen tenderat.

“Vjelje pa frute” për qytetarët është rasti i skemës së përdorur nga Bashkia nëpërmjet kompanisë së saj. Tirana vijon të mbetet qyteti më i ndotur i Shqipërisë, një panoramë e “shijuar” nga të gjithë qytetarët vetëm me një endje ditore në rrugët e kryeqytetit.

Kështu, kryebashkiaku mendoi që disa ditë para Vitit të Ri të luante në prapaskenë “Grinch-in” personazhin që simbolizon vjedhjen e qytetarëve, jo Babagjyshin që shfaqet në kronikat e tij televizive, e t’u rrëmbente shqiptarëve edhe ato pak të ardhura, me një tender multimilionësh.

Bëhet fjalë pikërisht për një tender me objekt kontrate marrëveshje kuadër për “Pjesë këmbimi origjinale për mjetet e pastrimit” të lëshuar nga Eco Tirana me vlerë 17,677,896 lekë të reja me TVSH, ose me përafërsi rreth 176 milionë lekë të vjetra.

PROCEDURË_e_HAPUR_MALLRA Pjese kembimi origjinale mjete

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania Power Industries sh.p.k, një prej më të favorizuarave të disa tenderave të kripur të lëshuar nga Institucione të rëndësishme të Shqipërisë, nisur nga UKT, AAC e duke përfunduar tek ARRSH.

Maskimi i Bashkisë me Eco Tirana, ka shpërblyer disa prej klientëve më besnikë, përfitues të mbi 20 milion euro tendera, të dhënë për disa kompani private, mes të cilave edhe e “preferuara”, Fusha Sh.p.k. dhe jo vetëm.

Disa prej tenderave të shumtë të dhënë nga “Eco Tirana”

  1. Bashkia ka hapur tenderin me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana I”. Fondi për këtë tender është 521,961,531 lekë pa TVSH. Mësohet se bashkia e ka financuar në 3 vite buxhetore.
  2. Bashkia ka hapur tenderin për “pastrimin e pjesës lindore – 1 të Qytetit të Tiranës”. Fondi limit është 120,059,893 lekë pa TVSH. Afati për realizimin e shërbimit është 365 ditë kalendarike nga data e lidhjes së kontratës.
  3. Tenderi i tretë është me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana II”. Fondi është 537,078,671 lekë pa TVSH, financuar në 3 vite buxhetore. Ky tender është fituar nga bashkimi i operatoreve ekonomike “Korsel” shpk & “Brai Cata” srl.
  4. Bashkia hapi tenderin e pastrimit të zonës Tirana III. Fondi limit është 494,683,652 lekë pa TVSH, financuar në 3 (tre) vite buxhetore.
  5. U bë dhe tenderi “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana IV” me fond limit 744,180,353 lekë pa TVSH, financuar në 3 vite. Ky tender është fituar nga kompania Fusha Sh.p.k e cila ka ofruar 699,000,767 lekë, ndërkohë një kompani ofruai më pak, r u skualifikua. Ajo ishte kompania “Victoria Invest” shpk, e cila ofroi 673,531,185 lekë.
  6. Më datë 13 nëntor u shpall tenderi me objekt furnizim me uniforma dimërore për punonjësit. Fondi është rreth 70 milionë lekë të vjetra.
  7. më datë 13, u hap tenderi furnizim me aksesorë pune për punonjësit, me fond limit 23 milionë lekë.
  8. Më datë 30 nëntor u shpall tenderi me objekt furnizim me karburant për automjete për vitin 2018. Fondi është 36 milionë lekë.
  9. Më herët është bërë tenderi për marrje me qira autobote uji për larjen e rrugëve, për Eco Tirana sha”. Fondi limit është 130 milionë lekë.
  10. Në muajin maj, u bë tenderi me objekt “blerje automjete, për Eco Tirana sha, për vitin 2017”. Fondi ishte 28 milionë lekë.
  11. ECO Tirana ka bërë tender edhe për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike. Fondi është 31 milionë lekë.