Maggie Kudirka është një balerinë shumë premtuese. Në moshën 23 vjeçe ajo arriti të bashkohet me Joffrey Concert Group, një kompani e rëndësishme amerikane e baletit, duke realizuar kështu ëndrrën e saj.
Por një sëmundje e keqe po e kërcënon atë të heqë dorë prej tij. Maggie është duke luftuar kancerin e gjirit në nivelin e katërt.
Maggie përballet dhe kalon ciklet e kimioterapisë, ndërsa po mendon gjithashtu mastektominë, heqjen e gjirit, për t’u rikthyer sa më shpejt në vallëzim. Por kanceri i saj nuk mund të fshihet.
Çdo tre javë Maggie duhet t’i nënshtrohet trajtimeve të rënda, duke pritur që të gjendet një kurë. Ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga baleti.
Vajza ka filluar përsëri të kërcejë dhe gjithashtu ka themeluar një shoqatë për të luftuar kancerin e të miturve, duke promovuar parandalimin dhe kërkimin e një kure.
***
Burim: DanceMagazine|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania