Huazimi ka marrë fund dhe Arda Turan është rikthyer përsëri te Barcelona.
Mesfushorit turk, i ka përfunduar huazimi i tij te skuadra turke e Basaksehir dhe tashmë është i detyruar të bashkohet me katalanasit me të cilët ka kontratë
Megjithatë, ai nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë aty.
Sipas lajmeve të fundit, lojtari pritet të rikthehet përsëri në Turqi, por këtë herë në një klub të madh.
Thuhet se Bracelona nuk dëshiron ta mbajë lojtarin në ekip dhe pritet ta huazojë te Galatasaraji.
Pikërisht transferimi te gjigandët turq, do të ishte një rikthim për 32-vjeçarin , i cili u largua nga ky klub në vitin 2011, për të firmosur me Atletiko Madridin.