Kohët e fundit fenomeni i sherreve vend e pavend, duke nisur që nga ambientet shkollore, urbanet, lokalet e deri tek përleshjet masive në mes të rrugës, ka filluar të përhapet me ritme të frikshme.
Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur me dhjetëra video sherresh mes të rinjsh, të cilat shpesh kanë shkuar deri në plagosje të rënda të personave të përfshirë.
Së fundmi një tjetër video ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një disa të rinj po përleshen me njëri-tjetrin në mes të rrugës.
Siç shihet dhe në video, ata nisin të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte pranë një lokali në "Rrugën e Elbasanit" në Tiranë.
Në sherr janë përfshirë katër të rinj që po shkëmbejnë grushte me njëri-tjetrin në trotuar, dhe dy të tjerët po zihen në mes të rrugës ku kalojnë makinat.
Qytetari që ka dërguar videon shprehet se ata janë me origjinë nga Dibra dhe sherret e tyre të shpeshta janë krijuar në shqetësim dhe problem për banorët e zonës.
Nuk dihet arsyeja e sherrit dhe nëse policia ka marrë masa ndaj të rinjve të përfshirë në konfliktin fizik.
Ajo që duhet theksuar është që të tillë sherre po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë kohëve të fundit, fenomen ky i cili është tepër shqetësues për qytetarët, të cilët nuk kanë asnjë borxh të durojnë "tekat dhe qejfet" e të rinjve që duan të zihen.