Një studente vrau veten, pasi zbuloi se u dashuri i saj i kishte dërguar mesazhe një vajze tjetër në Facebook. Emily Elliott nisi një marrëdhënie me Shay Doyle, pasi u takuan në Universitetin Huddersfield, West Yorkshire.
Çifti u nda në muajin shkurt të vitit 2019, kur ajo zbuloi se i dashuri kishte komunikuar me një femër tjetër. Pas ndarjes, ajo tentoi të vriste veten, por u shpëtua nga miqtë.
Disa muaj më pas, 23-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Sipas mediave të huaja, vajza nuk e përballoi dot ndarjen dhe vendosi t’i jepte fund jetës.
***
Burim: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania