Televizioni i njohur amerikan “Science Channel” publikon mini-dokumentarin për Tragjasin e Vlorës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2020, 12:57

Televizioni i mirënjohur amerikan "Science Channel", ka publikuar një mini-dokumentar për fshatin Tragjas, të bashkisë së Orikumit, në rrethin e Vlorës.

Mini-dokumentari do të jetë pjesë e programit televiziv "Mysteries of the Abandoned".

Tragjasi njihet si një vendbanim i lashtë që daton nga shekulli VI para Krishtit dhe një shtëpi për qindra familje shqiptare, me një traditë rezistence ndaj pushtuesve të huaj.

Në mini-dokumentar flasin disa historianë, të cilët japin detaje për misteret e këtij fshati.

Historiani ushtarak James Corum shprehet:

Ky është një vend që ka qenë në qendër të konflikteve për shekuj me rradhë. Këta njerëz nuk kanë patur shumë lidhje me botën e jashtme. pasi nuk donin të udhëhiqeshin nga të huajtë.'

Sipas historianit, nga ky fshat nisi një nga fushatat më vdekjeprurëse gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mini-dokumentar janë filmuar edhe pamje nga thellësia e detit, ku gjenden disa relike të vjetra që dëshmojnë historinë e fshatit Tragjas.

Gjurmët e vendbanimit të lashtë janë shfaqur në qytezën e Sofës, ku janë zbuluar edhe tuma ilire. Akoma edhe sot aty pranë Tragjasit të vjetër gjendet një vend i quajtur "Maja e Qytetes".

Sipas arkeologëve, ndërtimet në Tragjas datojnë që nga shekulli VI para Krishtit. Ky fshat ka qenë i njohur me disa emra si: Tregas, Dragjat, TRegasaj dhe Dragjiates.

Në antikitet, ky vendbanim ishte pjesë e qendrave të fortifikuara të gjirit të Vlorës dhe lidhej me Orikumin.

Ky fshat u shkatërrua disa herë nga pushtuesit osmanë dhe u rindërtua në shekullin XVI, ku përmendet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Kjo kala mesjetare përforcohet nga dy kulla gjashtëkëndore.Lartësia e mureve shkon ne 5,5 metra e gjerësia 1,25 metra.Ndërtimi i saj eshte i lidhur me fisin e Boçarëve. Themelues i hershëm përmendet Gjon Boçari, bashkëkohës i Skënderbeut.

Banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë në në kryengritjet antiosmane në vitet 1432, 1443, 1581, 1883, 1847, dhe më pas gjatë periudhës së "Rilindjes Kombëtare", në Lidhjen e Prizrenit.

Tragjasi ka qenë gjithashtu një mbështetje e rëndësishme edhe për Ismail Qemalin në betejat e brendshme politike që zhvilloheshin në Vlorë gjatë shpalljes së Pavarësisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit