Entuziazmi në shtëpinë e Milanit duket në maksimumet e tij. Ardhja e Zlatan Ibrahimoviç ka shtuar besimin te tifozët dhe tani të gjithë mezi presin ta shohin suedezin në fushën e lojës.
Pioli e ka hedhur që sot në fushë, në ndeshjen miqësore ku Milani mposhti lehtë me rezultatin e thellë 9-0 amatorët e Rhodense.
Për t’u shënuar ishte goli i parë i Ibrahimoviç në këtë ndeshje.
pjesa e parë përfundoi me rezultatin 5-0 për “Djallin”. Golit të suedezit iu shtua edhe një dopietë e Kalabrias, ndërsa shënuan edhe Paketa me Çalhanollu.
Sa i përket fraksionit të dytë, Piotek tregoi cilësitë e tij duke “kopjuar” Kalabrian me një dygolësh, ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Leao me Kastijehon duke vulosur fitoren e thellë.