JOQ ka arritur të sigurojë pamjet e para të aksidentit të rëndë të ndodhur në kryeqytet. Siç mësohet deri më tani, dy automjete janë përplasur e si pasojë, kanë ndërruar jetë dy kalimtarë.
Njarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, rreth orës 15:15. Zyrtarisht mësohet se në komisariat kanë përfunduar dy drejtuesit e automjeteve.
Tiranë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.
Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.