Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në portin e Durrësit, ku detajet janë bërë me dije pak momente më parë.
Një marinar ka ndërruar jetë , ku mendohet se ai mund të ketë pësuar infarkt dhe për pasojë ka rënë në det.
Sipas informacioneve të para, ai është marinar i tragetit “Adria” me origjinë greke.
Raportohet se marinari i vdekur ishte rreth 50 vjeç dhe quhej Dimitros Ntiros.
Ende nuk dihen informacione të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, përveç faktit se Ntiros ishte mekanik i tragetit.