‘Dialog për popullin tonë’, Imzot George Frendo bën apelin e fortë për politikën shqiptare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.12.2019, 20:58

Imzot George Frendo nuk ka ndaluar edhe ditën e sotme, ku vetëm pak orë na ndajnë nga viti 2020, duke i bërë një apel të fortë politikës shqiptare.

I ftuar në Ora News, Kryeipeshkëvi metropolit i Tiranë-Durrësit ka theksuar se dëshira e tij më e madhe është që të rikrijojmë një shpirt në shoqëri.

Me tutje, ai është shprehur se, shoqëria shqiptare ka nevojë për të rizbulojë vlerat shpirtërore dhe këtu nënvizon rolin që kanë besimet fetare.

Sa i takon politikës, Imzot Frendo thekson se politikanët duhet të përfshihen në dialog për të gjetur zgjidhje për të cilën populli ka të drejtë.

"Gjithë Bibla është shprehje e dialogut mes Zotit dhe popullit. Uroj të përjetojmë dialog në çdo nivel, dialog me Zotin, dialog brenda familjes, dialog mes politikanëve. Me vullnet të mirë politikanët tanë të kërkojnë rrugën e dialogut për të gjetur zgjidhje për të cilën populli ynë ka të drejtë", thote ai.

Mesazhi i Imzot George Frendo:

Dëshira ime e madhe është që të rikrijojmë një shpirt në shoqëri. Të rizbulojmë vlerat shpirtërore në Shqipëri. Për këtë besimet kanë një mision të rëndësishëm në shoqëri. Vërtet politikanët mund të ndryshojnë strukturat por janë vetëm besimet që mund të ndryshojnë zemrat dhe të krijojnë një shpirt në shoqëri. Populli shqiptar e do paqen dhe shpresoj që viti i ardhshëm të sjellë më shumë siguri. Flas si një katolik i krishterë. Gjithë Bibla është shprehje e dialogut mes Zotit dhe popullit. Uroj të përjetojmë dialog në çdo nivel, dialog me Zotin, dialog brenda familjes, dialog mes politikanëve. Me vullnet të mirë politikanët tanë të kërkojnë rrugën e dialogut për të gjetur zgjidhje për të cilën populli ynë ka të drejtë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit