Një plagosje e dyfishtë me thikë ndodhi ditën e sotme në Sukth të Durrësit, ku autori menjëherë u largua nga vendi i ngjarjes.
Mirëpo, raportohet se ai është arrestuar dhe bëhet fjalë për një 36-vjeçar me iniciale A.M., banues në Sukth.
Policia ushtroi kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Të plagosurit nga ngjarja kanë mbetur shtetasit Rr.O., dhe K.O.
Nga ana tjetër, ende nuk dihet arsyeja e kësaj plagosjeje të dyfishtë me thikë që ndodhu ditën e somte, pikërisht një ditë përpara ndërrimit të viteve.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , menjëherë ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.