Zëri i Amerikës: Plagosja e kryebashkiakut Fatos Tushe ndodhi për çështje parash

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.12.2019, 19:34

Zëri i Amerikës ka pasqyruar ditën e sotme një ngjarje që ndodhi në mëngjes, ku mbetën të plagosur kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

Lëndimi i tyre erdhi si pasojë e shpërthimit të një granate në mjediset e zyrës së drejtuesit lokal të qytetit.

Kujtojmë se autor i kësaj ngjarjeje thuhet të jetë Gëzim Saraçi, ish-shoferi i zotit Tushe, i cili mendohet të ketë pasur konflikt me kryetarin e bashkisë.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e sakta, por një nga dyshimet e para është pikërisht pushimi nga puna e ish-shoferit.

'Policia njoftoi se ka nisur kontrolle të shumta në zonë, përfshirë njësitë e forcave speciale, për kapjen e Saraçit', thuhet në shkrim.

Shkrimi i VOA:

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu mbetën sot të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në mjediset e zyrës së drejtuesit lokal të qytetit. Mjeti shpërthyes mësohet të jetë hedhur nga Gëzim Saraçi, ish-shoferi i zotit Tushe.

Kryebashkiaku dhe sekretarja e tij u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët deklaruan se zoti Tushe ka patur dëmtime të lehta, vetëm në kraharor, ndërsa zonja Qalliu, ka pësuar dëmtime të kockave në fytyrë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Motivet janë ende të paqarta. Një nga pistat e hetimit është ajo e pushimit të Saraçit nga puna, ndonëse e ndodhur më shumë se dy vjet më parë, por nuk përjashtohen dhe shkaqe që nuk lidhen me marrëdhënie thjesht institucionale. Sipas asaj që kanë treguar dëshmitarë okularë, referuar mediave lokale, të dy kanë qenë duke debatuar përpara Bashkisë për çështje parash, ndërsa janë ngjitur me pas drejt zyrës së kryebashkiakut.

Policia njoftoi se ka nisur kontrolle të shumta në zonë, përfshirë njësitë e forcave speciale, për kapjen e Saraçit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit