Bilanc tragjik nga aksidentet përgjatë 2019, në 11 muaj humbën jetën 203 persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 19:01

2019-ta ka qenë një vit me një bilac tragjik sa i përket personave që kanë humbur jetën në aksidentet automobilistike.

Vetëm në dy ditët e fundit, jeta e tre personave u pre në mes si pasojë e tre aksidenteve të ndryshme që ndodhën në vend, duke mos arritur dot që të festonin ndërrimin e viteve.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të nëntorit, aksidentet automobilistike kanë marrë 203 jetë, 13 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por cilat kanë qenë disa nga aksidentet me më shumë pasoja të cilat kanë përgjakur rrugët e vendit?

Në 14 maj të këtij viti, në dalje të qytetit të Kavajës, një makinë përplas një nënë me dy vajzat e saj. Nga përplasja ndërron jetë nëna dhe pasagjeri i makinës, ndërsa një ditë më pas ndërron jetë edhe shoferi. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, tre persona u ndanë nga jeta.

Një tjetër rrugë e cila ka marrë jetë njerëzish është edhe rrethrrotullimi i Kolonjës, ku vetëm gjatë muajit të fundit, kanë humbur jetën tre persona.

Rasti më i fundit, është i para një jave, ku humb jetën Mandelino Rrebeshi 28 vjeç, ndërsa shoku i tij Elisjon Huma 30 vjeç, i plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Makina e tyre goditi bordurën anësorë të rrugës.

Ndërsa në fund të muajit tetor, Alteo dhe Jorgest Shabani, kushërinj me njëri tjetrin, humbën jetën pasi edhe makina e tyre godet bordurën anësore dhe fluturon për rreth 30 metra duke u përplasur me pemët në buzë të rrugës.

Ndërsa pak ditë më parë, në rrugën Elbasan Cërrik, humbën jetën dy persona. Drejtuesi i një motoçiklete, 35-vjeç ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi u përplas nga një makinë, ndërsa pak orë më pas, në spital ndërron jetë edhe pasagjeri i motoçikletës, 56 vjeç.

Autostrada Tiranë Elbasan, është një tjetër rrugë e cila gjatë vitit 2019, ka pasur disa aksidente të rënda. Në 16 qershor, pikërisht në rrethrrotullimin e Teg-ut, shuhen tre anëtarë të një familjeje dhe shoferi i makinës, shkruan 'tch'. Shpejtësia e lartë, u ndërpreu jetën katër personave.

E plagosur në këtë aksident mbeti vajza tjetër e familjes, 26 vjeç. Ata po ktheheshin nga një ditëlindje, por fati e deshi, që për vajzën që festoi ditëlindjen, të ishte e fundit e jetës së saj, ditëlindja e 22-të.

Ndërsa një ditë para këtij aksidenti, një tjetër përplasje me makinë e cila ndodhi në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, u merr jetën 2 vajzave 17 vjeçare, Denada Tarja dhe Suada Serani. Tre djem të tjerë, mbetën të plagosur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit