Hodhi granatën në zyrën e kryebashkiakut, zbulohet fotoja e Gëzim Saraçit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 18:26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një 50-vjeçar hodhi një granatë në zyrën e kryebashkiakut të qytetit, Fatos Tushe, duke e lënë të plagosur.

Nga shpërthimi i granatës mbeti e plagosur edhe sekretarja e kryebashkiakut, Erisa Qalliu, e cila mori lëndime të rënda në kockat e tyre.

Së fundmi, policia ka publikuar foton e 50-vjeçarit Gëzim Saraçi, i cili kishte punuar për disa vite si shofer i Tushes.

Policia njofton se jep shpërblim prej 1 milionë lekësh të rinj për këdo që do të japë informacion të saktë për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Dyshohet se 50-vjeçari ndodhet i fshehur në territorin e Qarkut të Beratit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit