Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku një person mbeti i plagosur.
Sipas asaj që mëson "Syri", i plagosur është kreu i Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Osmani është goditur me thikë punonjësi i tij, shtetasi A.M.
Sipas policisë, shkak i plagosjes është bërë një konflikt i çastit, ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe 21-vjeçari K.O.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi paraprak i Policisë: