Ja personat, të cilët e dëmtuan buxhetin e shtetit për 860 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.12.2019, 14:45

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Gostivarit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovski, pas 24 orëve arratisje, sot në mëngjes është paraqitur te gjykatësi Sedat Rexhepagiq në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur hetim për privatizim dhe legalizimin e pronës shtetërore në Tetovë gjatë së cilës janë arrestuar 5 persona nga Komuna Tetovës.

Prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë personat e përfshirë, megjithatë Gjykata të gjithëve u shqiptoi masë paraburgimi shtëpiak.

Grupi në krye me Teofillovskin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 860 000 euro.

Të përfshirë në këtë rast janë:

Zoran Teofilovski (61) ish kryetar i shoqatës së tenisit “Luboten” në Tetovë.

Xh.A. (43) Këshilltar për planifikim urbanisitik dhe hapsinor në Komunën e Tetovës.

I.K. (47) ish i punësuar në Komunën e Tetovës si udhëheqës i Sektorit teknik sipas nevojës në Ndërmarrjen Publike “Geoinzhinjering”

K. I (44) ish i punësuar në Komunën e Tetovës si referent i pavarur për punë juridike sipas nevojës.

J.J (68) ish e punësuar në Komunën e Tetovës si Këshilltare për Procedurë juridike e shkallës së parë në Sektorin për procedurë juridike të shkallës së parë.

I. R (68) referent i pavarur gjeodet në Drejtorinë për çështje juridike dhe pronësore – Sektori për procedurë udhëheqëse në Komunën e Tetovës

C. N (53) Pronar dhe udhëheqës i klubit të tenisit “Luboten”.

A. N (56) pronar dhe drejtues i ndërmarrjes për gjeodezi “Gjeopolog”.

S.P (51) ish i punësuar në Komunën e Tetovës si udhëheqësi i departamentit për planifikim urban.

B. N (42) ish i punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për çështje normative dhe ankesa në departamentin e urbanistikës.

S. B (62) ish kryetar i Komunës së Tetovës.

M. I (68) ish i punësuar në Komunën e Tetovës si shef i zyrës për çështje juridike dhe pronësore.

J. GJ (61) avokat i shtetit për zonën e Komunës së Tetovës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit