Shoku i shpëton jetën për herë të katërt, i dhuron veshkën mikut të tij të ngushtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.12.2019, 13:58

Është e pazakontë për dikë që të mbajë një mik të ngushtë për 55 vite. Dhe akoma më shumë t'i shpëtojë jetën.

Kyle Brandt ka pasur një mik të tillë, Don Elliott, që nga klasa e katërt dhe ai i shpëtoi jetën jo një herë, por tre herë.

Ata u takuan në shkollë dhe u bënë menjëherë miq. U diplomuan së bashku, punuan së bashku dhe jetojnë pranë njëri-tjetrit në Chippewa Falls.

Herën e parë që Brandt i shpëtoi jetën e Elliott ishte gjatë shkollës së mesme. Brandt po luante kur pa shokun e tij në mes të pishinës duke u fundosur në ujë dhe lajmëroi babain e tij.

Elliott kishte ngërç në këmbë dhe nuk po notonte dot.

Elliott kujton:

Nuk mbaj mend shumë çfarë ndodhi, por nuk e di se do të kisha mbijetuar pa babanë e Kyle."

Herën e dytë ishte kur u përplasën me motor. Rreth 20-vjeç ishin kur Brandt mori një copë dhe ia vendosi në kokë Elliott për të ndaluar gjakderdhjen teksa prisnin ambulancën.

Ata qëndruan 45 minuta në rrugë derisa erdhi ambulanca. Elliott qëndroi në spital për tre ditë. Kur u zgjua nuk njihte prindërit, të dashurën e tij në atë kohë, madje edhe Brandt.

Por atij ju rikthye shpejt kujtesa dhe u largua nga spitali pa asnjë lëndim. Dhe, vetëm dy muaj më parë, Brandt i dhuroi veshkën Elliott.

Për shkak të një gjendje gjenetike, veshkat e Elliott kishin dështuar dhe mjekët i thanë se do të duhej të bënte transplant për të jetuar. Brandt tha se kur mësoi se shoku i tij ishte në nevojë nuk e mendoi dy herë për ti shpëtuar jetën.

Elliott, 68 vjeç vuan nga sëmundja polikistike e veshkave (PKD), një çrregullim gjenetik që bën që cistet e mbushura me lëng të rriten në veshka. Këto ciste mund të ndryshojnë formën e veshkave, duke zvogëluar funksionimin e tyre dhe çuar në dështimin e veshkave.

***

Burim: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit